Safet Butka
Dokumente, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944 1 Mars, 2020, 0 Comment
Kur trumbeta e lirisë
Thirri arbrin në kushtrim
Safet bir’i Shqipërisë
Vrapoi malit për çlirim.
Safet Butka djal’petrit
Flamurtar mbi t’gjith’u-ngrit.
Mbi shkëmbenj edhe mbi gurë
Ku ngre çerdhen shqipja e re
Mbi një pushk’ mbi një Flamurë
Dha betim për Mëmëdhe.
Safet Butka djal’petrit
Flamurtar mbi t’gjith’u-ngrit.
Dha betim se do t’luftojë
Veç për Komb edhe liri
Gjer sa vendi të shpëtojë
Prej mizores robëri.
Safet Butka djal’petrit
Flamurtar mbi t’gjith’u-ngrit.
Gjithë kohët u-rrëfye
Shembëll-drite ideali
Për Atdhenë s’u-kursye
Gjak i deshi, gjak i fali.
Safet Butka djal’petrit
Flamurtar mbi t’gjith’u-ngrit.
Komb’i tër’ do t’a kujtojë
Bir-dëshmorin e lirisë
Dhe i riu do t’a pasojë
N’rrug’ të ‘tij të shqiptarisë.
Safet Butka djal’petrit
Flamurtar mbi t’gjith’u-ngrit.