Te ura e Gjormit
Dokumente, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944, Pushtimi fashist 16 Shkurt, 2020, 0 Comment
Ku po ven’k’ta italjanë
Ku po vene k’ta mercenarë
Thonë venë lumit parë.
– Le të venë pa te Ura
I pret Burri përmbi burra.
Shkon kollona me nxitim
Gjithë zhurm’ e gjithë tym
Shkojnë larot për rrëmbim
– Le të venë pa te Ura
I pret Burri përmbi burra.
Kërcet pushka, dridhet zalli
Gjëmon topi, tundet mali
Ulërin Selim Gjetani:
– Ikni bre, se na griu Ura
Paska burra përmbi burra !
Dit’e nat gjer n’agim
Vazhdon lufta me tërbim
Mbahu Hysni Abaz o trim;
– Mbahu se përposh te Ura
Lufton Burri përmbi burra.
Shih, pa shih si po trazohen
Shih pa shih si shpartallohen
Dhe për pak do t’dorzohen.
– Se i griu që nga Ura
Hysni Lepenica mbi gjith’burra.
Leave a comment
You must be logged in to post a comment.