Selfo Hekalit
1944-1990, Dokumente, Historia, Këngë të Ballit 23 Shkurt, 2020, 0 Comment
Gjëmoi fusha, gjëmoi mali
Ra rrufeja përmbi dhé
Se ç’u vra Selfo Hekali
Ra dëshmor për Mëmëdhe.
Se ç’u vra nji djal i ri
Fali jetën për Liri
Selfo ti mos ki merak
Se ke shokë që t’marrin hak.
Kërcet pushka nëpër Luar
Sulet trimi vrull e zjarr
Dhe kërkon t’a zërë me duar
Isa Toskën tradhëtar.
Shpirt-katran e zemër-lik
I Atdheut një armik.
Selfo ti mos ki merak
Se ke shokë që t’marrin hak.
Këndon Zana trimërinë
E djaloshit trim me fletë
Që luftoi për Shqipërinë
Ai vetë kundër dhjetë.
Lumja ti moj Shqipëri
Për këta Heroj të ri.
Selfo ti mos ki merak
Se ke shokë që t’marrin hak.
Shpirti Selfos do Lirinë
Do Atdhenë të çliruar
Të nderuar Shqipërinë
Tradhëtinë të dërmuar
Selfo ti mos ki merak
Se ke shokë që t’marrin hak.