Skënder Muço

Dokumente, Historia, Këngë të Ballit, Lufta 1939-1944 0 Comment

 

Skënder Muçon na e vranë

Trathëtarët me Gjermanë

Me tre plumba na i ranë

Mu në kokë.

 

Ky petrit i Labërisë

Flamurtari i Lirisë

Për lavdi të Shqipërisë

Ra në tokë.

 

Ra për tok’ ndërsa punonte

Kur Vatani gjak kërkonte

Kur armiku na mundonte

Në rob’ri.

 

Yll’i ndritur, perënduar

Perëndim me gjak i shkruar

Për mbi tok’n e skllavëruar

U-bë fli.

 

Shiu gjakun s’do t’ja lajë

Mëmë-Shqipja s’do t’a qajë

Zi Shqiptari s’do të mbajë

Sa të rrojë.

 

Gjak’i tij do t’japë jetë

Do lind’ shpirtin e vërtetë

Që do ngrihet lart përpjetë

T’a këndojë.

 

Ky hero i epopesë

Q’u-bë fli për Komb’e besë

Flamurtar siç qe do t’mbesë

Për liri.

 

Author

Back to Top