Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen në personin e Mehmet Shehut
Historia, Lufta 1939-1944, Lufta civile 6 Maj, 2021, by admin Comments OffShpesh prej nji lufte të tmerrshme nji popull mundet me dalë me forcat e veta morale e materiale të ringjalluna krejt, ose të rigjenerueme. Herë të tjera populli del i këputun, i vramë, i coptuem, apathik; me nji fjalë me forcat e veta morale të vdekuna.
Po t’a gjykojmë punën me gjakftoftësi, do të bindemi se Shqipëria e jonë ka me dalë, po të vazhdojmë kështu, si në rastin e dytë, ose dhe ma keq. Ajo qi po i ndodh popullit t’onë sot, ajo qi po pëson sot Shqipnija, s’e ka pësue dhe s’pe e pëson asnji shtet tjetër në botë !
Në vëndin t’onë lufta civile ka plasë pikërisht atëherë kur nuk duhej të pëlciste n’asnji mënyrë : lufta civile ka plasë kur i hueji ndodhet në Shqipni!
Shqiptari po vret Shqiptarin dhe pushtuesi gjerman qi ka shkelun tokën t’onë po vren me duer kryq e me buzë në gaz!
Po thue se gëzohet vetëm gjermani ? Jo !
Ç’asht ma e tmerrshme, po na ban sehir dhe fërkon duert me kënaqësi Italija vetë, me anë të ushtarve të sajë qi, në rradhët e partizanëve, vazhdojnë luftën kundra Shqipnisë, me anën e gjeneral Azzi-t qi ze vendin e gjeneral Zaninit, me anën e Mehmet Shehut qi ze vendin e Isa Toskës!
Mbas dy ngjarjeve në rrethin e Korçës qi Balli Kombëtar pruni në dijeni të popullit me traktin datë 26 tetuer, d.m.th. mbas vrasjes barbare të Hadi Kasimatit e të Zija Gashit bashkë me 4 shokë të cilët janë : Kutbi Velisha, Dilo Stropani, Feti Verleni e Hilmi Suli, d.m.th. krejt komiteti krahinor i Ballit Kombëtar të Devollit, dhe coptimit çnjerëzor të kufomave të Xhevdet dhe Bexhet Bulgerecit, vjen tani t’i shtohet popullit shqiptar edhe nji fatkeqësi ma e madhe :
Ditën 21 tetuer 1943, brigata partizane e komandueme prej Mehmet Shehut, sulmon çetat e Ballit Kombëtar dhe, mbas nji lufte të tmerrshme në kodrën e Cen Hasanit dhe malit Hajdaranjit, mundi me kapë 63 veta robër. Sejcilit prej këtyne 63 robërve Mehmet Shehu, i bani këtë pyetje : a do luftojsh përsëri në radhët e Ballit apo do të luftojsh në radhët tona?
Prej 63 robërve vetëm njeni pranoi me u futë në brigatën e tij. Të 62 të tjerët refuzuen kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruen se janë me Ballin Kombëtar, sepse janë të bindun se Balli lufton për lirimin e Shqipnisë. Mehmet Shehu dha urdhën atëhere qi të pushkatoheshin të 62 vetat, kundra çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore. Dhe ç’asht me të vërtetë ma e pabesueshme, ndaloi ekzekutuesit t’u ipshin atë qi quhet , “colpo di grazia” me revolver atyne qi s’u kishte dalë ende shpirti por i detyroi t’i thershin me thikë!
Këta njerz, viktima të nji egërsije jashtënjerzore dhe Martira të Kombit, u varrosën në katundin Gjyras në Darsi në dy gropa të ndryshme njena afër vorrezave dhe tjetra afër Teqes. Balli zotnon të gjitha dokumentat qi vërtetojnë me saktësi sa u tha ma nalt, dhe dëshmues janë të gjithë kryepleqt e katundeve, qi kanë dhanë informatat ma t’imta.
Dhe qe tani emnat e 43 viktimave qi kemi deri sot : prej katundit Remas: 1) Rako Nako ; 2) Bani Lika; 3) Ram Koçi ; 4) Prof Gjata ; 5) Qazim Pina. Prej katundit Kryekuq : 6) Murat Malsori, 7) Hysen Ismaili ; 8) Osman Plaku; 9) Hamdi Çoku ; 10) Shyqri Leka. Prej katundit Shenkollas : 11) Tafil Doka ; 12) Daut Gjata; 13) Haxhi Dedej. Prej katundit Grabian : 14) Ndin Ndoni; 15) Gaq Ndoni. Prej katundit Ciflik: 16) Beqir Cani ; 17) Sabri Bullori. Prej katundit Shenapremte : 18) Haxhi Murrizi; 19) Kadri Murrizi; 20) Avni Murrizi ; 21) Hysen Murrizi ; 22) Ismail Murrizi. Prej katundit Sulzotaj : 23) Trifon Gjeko ; 24) Lush Kasemi ; 25) Met Kasemi ; 26) Skender Arapi. Prej katundit Biçak: 27) Asllan Vrapi ; 28) Elmas Xhepa ; 29) Arif Muça; 30) Kip Xhepa; 31) Bajram Agushi ; 32) Shaqir Sula; 33) Çaush Xhepa ; 34) Shaban Sina. Prej katundit Ciflik 35) Tafil Llusha; 36) Roç Llusha ; 37) Ymer Bullori ; 38) Haxhi Sina 39) Arif Halili. Prej katundit Kalosh : 40) Cen Arapi 41) Nazif Qylafi. Prej katundit Gur : 42 Selim Kuqi ; 43) Til Bello
Në këtë luftë Mehmet Shehu ka përdorun nji shumicë italjanësh topçij dhe mitralozçij, si edhe shumë grekë; njeni prej të cilëve u vra në nji luftë me datë 1 nanduer. N’anë tjetër, po në Tragjas të Vlonës, ditën 24 tetuer, siç u shkrue në traktin e djeshëm, përsëri në përpjekjen e çetave komuniste kundra ushtrisë së Ballit, gjendet i vramë nji mitralozçi italjan.
Mbas këtyne fakteve Balli Kombëtar ka dhanë urdhër ushtërisë së tij qi të pushkatojë menjiherë çdo të huej qi do të kapet me armë në dore ne radhët e Partisë Komuniste.
Momentet janë ma se kritike. Durimi ka marrë fund ! Koha nuk asht ma për fjalë e për pallavra.
Balli Kombëtar po shef sot se Italjani i Mussolinit ndodhet ende këtu në Shqipni me armë në dorë dhe po lufton krah për krah me Komunistat kundra Ushtrisë Shqiptare. Çetat greke dhe maqedhonase po veprojnë në vendin t’onë kundra nesh, gjermani po vazhdon të bjeri fuqina me shumicë, për me na tregue se sa randon shpata e eger dhe e pamëshirshme e tij; me nji fjalë : Shqipnija asht sot e shkelun prej anmiqve.
Kemi kërkue me çdo menyrë të merremi vesht me komunistat t’onë ! Këta na kanë kthye armët !
Sot Balli Kombëtar asht i vendosun me kambëngulje të përdori mjetet ma të rrepta kombëtare, për me e çue anijen Shqiptare në skelen e shpëtimit.
Author
Kalendari Historik
Events
- Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame
- 27 Qershor - 27 Qershor
- Beteja e Gjormit
- 28 Dhjetor - 4 Janar
- Qarku Vlorë
- Beteja e Greshicës
- 5 Shkurt - 6 Shkurt
- Qarku Mallakastër
Peticion
Artikujt e fundit
Kategori
- 1944-1990
- 1990 – Pas rënies së komunizmit
- Aktualiteti
- Botime
- Diktatura komuniste
- Dokumente
- Historia
- Këngë të Ballit
- Komiteti "Shqipëria e Lirë"
- Komiteti Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë"
- Kosova
- Lidhja Kosovare
- Lufta 1939-1944
- Lufta civile
- Maqedonia Perëndimore
- Marrëveshja e Mukjes
- PBK – Partia "Balli Kombëtar"
- Personalitete
- Pushtimi fashist
- Pushtimi nazist
Të tjera
Kalendari Historik