Tradhëtija e Kuçovës

Lufta civile Comments Off

Më datë 19 shtatuer 1943, komandanti i çetës së Sulovës Z. Halil Hoxha urdhnohej të hynte në Kuçovë me nji fuqi prej 500 vetësh. Komunistat i janë lutë qi të hynin së bashku, në qofte se do t’u a lejonte komanda e tyne dhe kërkuen nji orë leje me qëllim qi të hyjshin vetë ma parë, mbasi fuqit’ e tyne ende nuk kishin mbrrijtë. Fuqitë nasionaliste, tue kuptue dredhin’ e tyne nuk e pranuen propozimin dhe marshuen mbi qytet nën komandën e Halil Hoxhës tue ngulë Flamurin e lirisë për të parën herë mbi çatin’ e ndërtesës së ish karabinierisë italjane, mbasi kapërxyen të gjitha pengesat e nxjerruna prej komunistave të vendit.

Mbasi u krye ceremonija e ngritjes së Flamurit, u mbajtën fjalimet e rastit përpara popullit, që i priti me brohoritje e enthusiazëm. Mbas 4 orësh arrijtën edhe çetat nacional-çlirimtare, të cilat, me qëllim qi të përfitojshin prej materialit të zanun italjanëve, kërkuen qi të jenë në bashkëpunim si në ruejtjen e qytetit ashtu edhe në ndamjen e patrullave, gja kjo qi u pranue edhe nga Fuqitë Nasionaliste të Ballit Kombëtar.

Mbas dreke mbasi fuqit’ e tyne u shtuen në nji sasi superiore nga ajo e Ballit, partizanët drodhën fjalën e dhanun tue i parashtrue Komandantit Nasionalist propozimin për me marrë pjesë në Shtabin e tyne, i cili do të formohej prej tre komunistash e një nasionalisti, qi natyrisht nuk u pranue prej nasionalistave, mbasi nuk kishte barazim.

Të nesërmen, tue pamë se mbërrijtën fuqina të mëdhaja nasionaliste, prap, simbas taktikës së tyne dredharake, u tërhoqën dhe erdhën në konditat e para të barasisë. Ma vonë, mbasi iu mbrrijtën ndihma prej çetës së Rahman Uruçit, filluen prap manevrën e dredhisë, tue veprue në kundërshtim me pikat e marrëveshtjes dhe tue ba nji kompromis me Gjermanët, të cilëve u dhanë gjith naftin, benzinën, gazin etj. qi ndodheshin në depot e Kuçovës.

Nuk mjaftuan vetëm këto veprime dredharake të komunistave, por vjen shtohet edhe nji turp tjetër kundra vëllezënve të tyne :

Tue përfitue nga largimi i nji pjese të madhe ushtarësh nasionalistë me rastin e festës së Bajramit, komunistët, simbas zakonit të tyne, kryen sulmin burracak e poshtër, tue sulmue me armë nji automobil qi po i furnizonte mish ushtarëve të Ballit qi ndodheshin në Kuçovë dhe tue fillue luftë kundra fuqive të Ballit, të cilat ishin në numur shum ma të vogel (60 me 600) e kjo u ba pikërisht në natën e parë të Bajramit. Përpjekja zgjati ma se 3 orë dhe fuqit’ e Ballit tue qenë në pakicë të ndieshme në krahasim me anën tjetër, per t’i u shmangë nji vllavrasjeje, e cila ndoshta mund të përhapej në të gjithë Shqipërinë, u tërhoq, tue lanë nji të vramë dhe nji të plagosun. Gjykoni o Shqiptarë mbi veprat e nacional-çlirimtarëve !!!… Ky qe fillimi i vëllavrasjes!!!…

Le të marin vesht mirë shoket t’one se si mund të bahen lidhjet me t’ashtuquejtunit nacional-çlirimtarë dhe në rast se u takon të bajnë ndonji marrëveshtje me ta, duhet të kenë mendjen në djallëzitë e në tradhëtit’ e tyne.

Shqiptarë të ndershëm ! Lutemi të merni shënim per këto vepra të turpëshme të komunistave, qi pretendojnë luftë kundra anmikut dhe m’anë tjetër i kthejnë arrnët kundër vëllezënve të tyne të ndershëm, tue i lye duert me gjak vllai të pafajshëm, tue ba e prishë marrëveshje, simbas shtimit a pakësimit të fuqive, për t’ i a mbrrijtë qëllimeve të tyne ambicioze.

30 Shtatuer 1943

Marrë nga përmbledhja « Parti komuniste apo parti terroriste »

Author

Back to Top