Beteja e Gjormit
Beteja të Ballit Kombëtar 28 Dhjetor, 2024, Comments Off
Date/Time
Date(s) - 28 Dhjetor - 4 Janar
All Day
Location
Ura e Gjormit
Categories
Beteja e Gjormit (28 dhjetor 1942 – 3 janar 1943).Forcat nacionaliste, gjithësej 1600, ishin nën komandën e Hysni Lepenicës; forcat armike, mbi 3000, ishin të përforcuara me artileri të rëndë dhe makina të blinduara. Të vendosur në pozicione të forta rreth Gjormit, forcat tona luftuan armikun dhe pas katër ditë luftimesh të ashpra e detyruan atë të dorëzohet; pas kësaj atij i erdhën përforcime të reja dhe arriti të tërhiqet duke lënë pas 186 të vrarë, të plagosur dhe robër, 3 topa, 29 mitraloza, 318 pushkë, 22 arka me municion dhe shumë materiale të tjera, së bashku me komandantin, kolonel Franco Clementi.